Disa kuriozitete për Ujëvarat e Mirushes




Prurja mesatare e lumit Mirusha është  1.2 m³/s  ‐ Mesatarja e nivelit te ujit  0.65 cm   ‐ Drejtimi i shtrirjes së pellgut: Lindore  ‐Distanca nga burimi i lumit: 37 km'  ‐ Mesatarja e pjerrtësisë: 1,7 % .
Liqeni i fundit është më i madhi për nga dimensioni dhe ka qasje të lehtë për çdo vizitor. Ka dimensione 55  x 45 m me thellësi mbi 5 m me sipërfaqe 2250 m².   Liqeni më i thellë është liqeni i 10‐të me thellësi 9m.  Liqeni më i gjatë është liqeni i 8‐të me gjatësi 56m , gjerësi 18.5 m dhe thellësi 5‐6m.  Ujëvara më e lartë është në mes të liqenit të 8‐të dhe 9 të me lartësi 21m.  Forma karakteristike përveç ujëvarave dhe liqeneve  janë edhe shpellat me forma dhe madhësi të ndryshme.  Shpella e Kishës së madhe dhe të vogël, shpella në liqenin e dhjetë, shpella në liqenin e nëntë që ndahet në  dy kanale atë të djathtë dhe të majtë shpella pas liqenit të nëntë, dhe shpella e Dushit. Kanioni është i pasur edhe me bimë endemike.

Post a Comment

Previous Post Next Post

Ads

Popular Items

LUMENJTË E KOSOVËS

KANALI I PANAMASË